Njoftime jozyrtare bëjnë të ditur se prokurori amerikan Jack Smith është emëruar në postin e kryeprokurorit të Dhomave të Veçanta dhe i Zyrës së Prokurorit Special në Kosovë, i cili do të merret me krimet e luftës të UÇK-së ndaj serbëve.
Ai vjen në këtë post pasi ish-prokurori, David Schwendiman, shkon në pension.
Siç pohohet jozyrtarisht nga mediat serbe të cilat nuk thirren në ndonjë burim zyrtar, ai ka kërkuar afat njëvjeçar për t’u njohur me procedurat dhe lëndët me të cilat merret Gjykata Speciale.
Prokurori i ri i Speciales, Smith, ka një përvojë në gjyqësinë amerikane, ndërsa ka shërbyer edhe në Sudan.
Gjykata Speciale, e cila do ta ketë selinë në Hagë, është themeluar për gjykimin e krimeve të kryera nga viti 1998 deri në vitin 2000 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.