Korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është ide shumë e keqe dhe tani nuk është koha për një gjë të tillë
Kështu ka thënë në një tekst autorial eksperti për Ballkanin Daniel Serwer në portalin Peacefare.net
“Presidenti i Kosovës ka thënë qartë se e ka ndërmend të bisedojë për ndryshim të kufijve me presidentin serb. Ai refuzon se kjo do të thotë ndarje etnike e Kosovës dhe këtë e quan korrigjim të kufijve. Supozimi është se ai është i hapur për shkëmbimin e pjesëve të territorit të Kosovës me popullatën shumicë serbe për komunat në Serbinë jugore, kryesisht të banuar nga shqiptarët. Kjo marrëveshje, natyrisht, duhet të përfshijë njohjen reciproke diplomatike, pasi vetëm shtetet sovrane mund të shkëmbejnë territore”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, kjo ide ka qarkulluar në javët e fundit, por fjalët e Thaçit janë konfirmimi i parë i qartë nga pala shqiptare e idesë së “barazimit”.