Analisti dhe profesori në Universitetin Johns Hopkins , konsideron se korrigjimi i kufijve si një mundësi e përmendur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ide shumë e rrezikshme.

Ai thekson se është e nevojshme që Uashingtoni të dërgojë një mesazh më të qartë se ndarja e Kosovës është e papranueshme.

“Çdo diskutim mbi ndryshimet e mundshme në kufijtë e Serbisë dhe Kosovës do të zgjojë nacionalizmin etnik në të keqen e saj në të dy anët e kufirit”, tha Daniel Server.

Ai thotë se është i hutuar nga deklarimi i Presidentit Thaçi se korrigjimi i kufijve do të jetë një temë diskutimi në Bruksel.

“Kjo është një mister për mua, unë nuk e di pse ai e hapi këtë tematikë tani. Ndoshta kjo ka të bëjë me politikën e brendshme, si disa njerëz përpiqen për të fituar pikë politike në idenë se Presheva mund të bëhet pjesë e Kosovës”, përcjell Telegrafi.

Thotë se ajo çfarë po bën Hashim Thaçi me idetë për Preshevën mund të jetë garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen, për poenë politike.

Një nga udhëheqësit e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Preshevën, dhe sigurisht Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj se ai reagon me forcat e brendshme politike, andaj është një gabim i tmerrshëm, nuk do të merren meritat duke hapur një temë që është shumë e rrezikshme. Evropianët dhe amerikanët kanë mbajtur më parë diskutime publike dhe tani ata duket se kanë lejuar që kjo të ndodhë “, tha Serveri për glasamerike.net.

Serwer shpreson se shpejt SHBA do të dalë me një qëndrim kundër ndryshimit të kufijve.