Një personi derisa ishte duke udhëtuar me TAX-i në relacionin Prishtinë- Podujevës në fshatin Shakovicë i janë grabitur 800 euro. Sipas Policisë kjo ka ndodhur para dy ditëve, transmeton Llapi.info.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari mashkull K-Shqiptar në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur shumëne e parave prej 800 eurosh viktimës mashkull K/Shqiptar.
“Të njëjtit e kanë nxjerr nga vetura viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur” thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë.
Ndërsa lidhur me këtë rast dje është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar dhe pas intervistimin është dërguar në mbajtje./Llapi.info