Endrtit Shala shef i grupit parlamentar të koalicionit NISMA, AKR , 6+, pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se fillimi i shkurtit do të ishte ideale për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se kjo parti s’do të shkrihet në ndonjë parti tjetër, por do të garojë në zgjedhje, ku s’ka përjashtuar asnjë parti për të bërë koalicion.
“Fillimi i shkurti do të ishte data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ai.