Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ligj ky që kaloi me votat e kësaj partie.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Shala ka përmendur në tërësi amandamentet e PDK-së që u përfshinë në ligj, duke nisur nga fondi i propozuar prej 400 milionë eurosh, pagesa 300 euro për punëtorët që kanë humbur vendet e punës, heqjen e TVSH-së dhe rimbursimin e Trustit prej 10 për qind.

Postimi i plotë i Shalës:

PDK dëshmojë edhe njëherë se është parti shtetformuese dhe në shërbim të interesave të qytetarëve!

Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike kalojë sot në Kuvendin e Kosovës pas mbështetjes që i dha Partia Demokratike e Kosovës. Katër masat e propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës plotësuan dhe ndihmuan që ky ligj të jetë më i plotë dhe me ndikim të veçantë në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID 19.

Fondi i propozuar mbi 400.000.000€

Fondi si i tillë efektin më të mirë do ta kishte në fillim të propozimit të tij sepse do u mundësonte bizneseve të kenë në dispozicion mjetet menjëherë dhe do kishte efektin e preventivës në mënyre që të parandalonte së paku humbjen e vendeve të punës. Edhe pse i vonuar, efekti do jetë në shërbim të zbutjes së krizës nga pandemia. Ky fond shtesë prej më shumë se 400 milion €, është një fond i propozuar i cili është bërë bazuar në efektet e rënies së aktivitetit ekonomik, ku sipas organizatave vendore dhe ndërkombëtare siç janë Banka Qendrore e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore është vlerësuar se rënia ekonomike në Kosovë pritet të jetë mbi 5% apo në vlere monetare përafërsisht 400 milion €, dhe si e tille kjo mbështetje do ndikonte në tejkalimin e kësaj situate dhe një mundësi reale për tu rikthyer normalitetit.

Pagesa prej 300€ për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës

Kjo ndihme financiare në shumën prej 300€, ku sipas kalkulimeve parashihet të përfitojnë rreth 30.000 punëtorë të cilët kanë humbur vendet e tyre të punës, apo shprehur në vlerë monetare 9.000.000 dhe i cili për 3 muaj do jetë 27.000.000€. Ky fond do ndikoj fillimisht në mirëqenien e punëtorëve dhe familjeve të tyre dhe gjithashtu do ti stimuloj bizneset private të ruajnë humbjen e vendeve të punës. Stimulimi do jetë një nxitje e rritjes së konsumit, dhe pagesës së shpenzimeve sidomos në përudhen e dimrit ku nga statistikat e deritashme dihet se kjo periudhe është periudhë e rënies së aktivitetit ekonomik sidomos në sektorin e ndërtimit.

Heqja e TVSH-së për lëndën e parë si ndihmesë e prodhuesve vendor

Kjo masë është edhe plotësim i kërkesës së prodhuesve vendor, e cila do të ndihmoj rritjen e prodhimit vendor dhe si e tillë nxit edhe rritjen e eksportit dhe të punësimit. Gjithashtu me heqjen e TVSh-së për prodhuesit vendor do të favorizohen blerjet e lëndës së parë brenda vendit sepse çmimet do të jene konkurruese ndaj atyre të importit. Prodhuesit vendor në kohë pandemie me ketë mase do ju lehtësohet edhe të ju shmangen procedurave të rimbursimit, e cila shumë here merre kohë dhe procedura të cilat janë të mundimshme për bizneset. Raporti mes importit dhe eksportit është 90%-10% ne favor te importit dhe kjo masë do të nxisë që ky raport të ndryshoj në favor të eksportit. Masa si e tillë ka efekte shumë dimenzionale për prodhuesit dhe ekonomin vendore.

Ribursimini i Trustit prej 10% për personat që kanë deri 10.000€ kursime

Kjo masë duket më tepër si solidarizim me kategoritë të cilat mendohet se do të përfitojnë më pakë nga kjo kategori dhe ky rimbursim do të kthehet brenda periudhës 5 vjeçare dhe përfituesit do jenë kryesisht kategoritë të cilat kanë të ardhura më të ulëta. Rimbursimi i trustit, në aspektin e ndikimit financiar nënkuptohet edhe si ndihmë financiare për individët kontribut-dhënës pa obligim të kthimit, por që këtë kthim e bënë qeveria si masë mbështetëse, dhe si e tille prek afër 90% të kontribut-dhënësve. Kjo ndihmë padyshim se do nxisë rritjen e kërkesës agregate dhe konsumin.

Qeveria patjetër duhet të miratojë një plan strategjik zhvillimor, një plan të mirëfilltë, si dhe të angazhohet në përmirësimin e ambientit zhvillimor të ekonomisë së Kosovës dhe të mbështes veçanërisht sektorët të cilët janë të prekur më së shumti nga pandemia.

Sistemi bankar dhe tregu financiar duhet të jenë në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve, me shërbime efikase sidomos me ofrimin e kushteve të favorshme në normat e kamatës për sektorin e bizneseve. Normat e kamatave janë shumë të larta dhe thuajse të papërballueshme për situatën në të cilën po përballemi, sidomos bizneset.

Dora e zgjatur e qeverisë duhet patjetër të prek edhe politikën monetare e sidomos përmes Bankës Qendrore të krijoj një plan mbështetës për periudhën se paku dy vjeçare, për arsye se kriza ekziston dhe është duke vazhduar dhe si e tillë do marrë kohe të gjatë për tu rikuperuar.

Përballja dhe tejkalimi i kësaj krize mund të bëhet vetëm me unifikimin e gjithë spektrit dhe të gjitha mekanizmave të cilët janë në dispozicion, përndryshe pasojat do të jenë afatgjate dhe me kosto pothuajse të papërballueshme për nivelin e zhvillimit ekonomik në të cilën ndodhet vendi ynë.

Parim i financave është se: “Një euro sot, vlen më shumë se një euro nesër”, prandaj çdo shtyrje apo neglizhence në mbështetje të menjëhershme për biznese dhe individ të cilët kanë humbur vendet e punës tani vetëm sa do të thelloj hendekun e krizës.

“Koha është para, andaj nuk kemi aq shumë para sa për të humbur kaq shumë kohë”!