HULL, ENGLAND - OCTOBER 22: Xherdan Shaqiri of Stoke City applauds suppoters after the Premier League match between Hull City and Stoke City at the KCom Stadium on October 22, 2016 in Hull, England. (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)

Ylli i përfaqësueses helvetike pritet të kalojë në Anfield Road shumë shpejt, pasi gjiganti anglez tashmë ka akord me Stoke City për blerjen e lojtarit

Xherdan Shqiri është afër kompletimit të transferimit tek Liverpool për 15 milionë euro.

Asi i Zvicrës pritet që shpejt t’i kryejë testet mjekësore dhe pastaj ta finalizojë marrëveshjen me Të Kuqtë.

Skuadra nga Anfield Road tashmë ka arritur marrëveshje me Stoke City, duke shfrytëzuar klauzolën që ia lejon lojtarit largimin nga skuadra.

Nëse transferohet Shaqiri, që tek Stoke luan që nga viti 2015 duke regjistruar 84 paraqitje dhe shënuar 15 gola, bëhet e treta blerje e Jurgen Klopp këtë verë.