Seuli dhe Uashingtoni filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake të përvitshme, më të fshehta se zakonisht, ndërkohë që ulja e tensioneve diplomatike me Phenianin vazhdon.
Lojërat Olimpike, të organizuara në muajin shkurt në Korenë e Jugut, ishin rasti për një afrim që çoi në propozime për samite mes Jugut dhe Veriut, si dhe mes Phenianit dhe Uashingtonit.
Manovrat e ashtuquajtura “Key Resolve” dhe “Foal Eagle”, që zhvillohen çdo pranverë, ishin shtyrë për të shmangur përkimin me Lojërat Olimpike të Pyeongchang, përcjell Atsh.
Parashikuar për të zgjatur gjatë gjithë muajit prill, ato janë shkurtuar në më pak se katër javë..