Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset.

“Progresi për Dialogun, Asociacionin dhe Sundimin e Ligjit do të mundësojë zhvillim në të gjitha fushat tjera në Kosovë. Këto janë përparësitë e vitit 2018, SHBA mbështet përpjekjet për të ecur përpara në të gjitha fushat”, ka shkruar Delawie në Twitter, transmeton lajmi.net.

Ndryshe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroi sot se ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit ka nisur punën ndërsa ka theksuar se Asociacioni do të themelohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës