Është shpërbërë baza kryesore e forcave të operacioneve tokësore të cilat udhëhiqen nga SHBA’të në Bagdad të Irakut.
Në një deklaratë me shkrim nga Task Forca e Përbashkët e Kombinuar – Operacioni Vendosmëria e Natyrshme, theksohet se sot me një ceremoni zyrtare në Bagdad kanë përfunduar aktivitetet e bazës duke bërë të ditur përfundimin e operacioneve kryesore luftarake kundër DEASH-it në Irak, transmeton Anadolu Agency.
Gjithashtu në deklaratë njoftohet se operacioni tokësor i forcës së kombinuar ka ofruar mbështetje në operacionet tokësore të ndërmarrë nga forcat e sigurisë irakiane për shpëtimin e rreth 4.5 milionë irakianëve të cilët ndodheshin nën kontrollin brutal të DEASH’it.
Gjenerali Walter Piatt, nga Task Forca e Përbashkët e Kombinuar – Operacioni Vendosmëria e Natyrshme, në një fjalim në ceremoninë e mbajtur për shpërbërjen e bazës ka shprehur falënderimet ndaj kësaj force të përbashkët e cila ka mundësuar ofrimin e një mbështetjeje për Qeverinë e Irakut në kuadër të këtij operacioni.
Ndërsa komandanti i operacioneve të përbashkëta të Irakut, major-gjeneral Jahja Resul ka vënë në dukje se është i admirueshëm fakti që të gjitha vendet në forcat e koalicionit të përbashkët kundër DEASH’it kanë ekspozuar eksperiencën, përkushtimin dhe arritjet e tyre të mëdha.