Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e favorizojnë ndarjen e Kosovës por nuk e përjashtojnë atë. Kështu ka thënë Dragan Simeunoviq, ekspert ndërkombëtar i konflikteve.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie përmendi ndarjen e mundshme të Kosovës dhe këtë deklaratë e demantoi më vonë duke e quajtur lajm të rremë, shkruan ‘Politica’, transmeton lajmi.net.
“Së pari opsioni i ndarjes së Kosovës është përmendur nga njëri prej zyrtarëve amerikan, jo nga të gjithë por pikërisht nga përfaqësuesi më i rëndësishëm i administratës së SHBA-ve në Kosovë. Palët në negociata duhet të jenë të lira për të dalë me një zgjidhje që do t’i kënaqte të dyjat”, ka thënë Simeunoviq.
Sipas tij, në njërën nga zgjidhjet është edhe ndarja e Kosovës për shkak se amerikanët më shumë se rusët nxitojnë ta rregullojnë Ballkanin dhe për këtë arsye kostoja e veriut të Kosovës nuk është aq e lartë.
Tutje, Simeunoviq ka shtuar se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një problem i madh mirëpo atë Amerika dëshiron ta krijoj sa më shpejt pasi në Ballkanin Perëndimor, Turqia është duke u bërë partner gjithnjë e më i pasigurt i SHBA-ve.