Derën e Komunës së Novobërdës nuk e shkeli për 4 vjet.
Por rroga i eci ish zyrtarit të Zhvillimit Ekonomik S.V sikur ta frekuentonte për çdo ditë.
Ai dhe tre ish-drejtor të kësaj drejtorie u ndaluan nga prokuroria tek të premten që shkoi, me dyshimin se përfitoi kundërligjshëm 13 mijë euro.
Njëri nga ta, në kushte anonimiteti mohon se qe në dijeni për këtë gjë dhe përgjegjës për këtë është tjetërkush.
Edhe nënkryetari Bajrush Ymeri beson se të njëjtit janë të pafajshëm, por ish-kryetari i asaj kohe do të marrë masa ta heq nga lista zyrtarin në fjalë.
Bashkë me ta u ndaluan edhe dy serbët P.S dhe N.D, njëri nga të cilët Klani merr vesh se është në arrati.