Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së.

Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së Tomash Sznyoug, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.

Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.

Prandaj ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në. Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, tha ai.

Zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, tha se Qeveria Kurti, fokus e ka luftën kundër pandemisë pa lënë anash edhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dëshirojnë më shumë punë, drejtësi, rënie të varfërisë, ruajtje të ambientit etj. Po ashtu edhe akses më të lehtë për bizneset e tyre. Dhe po ashtu më pak korrupsion dhe krim të organizuar”, u shpreh Bislimi.