Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë vetëm katër muaj afat që të zgjidhet çështja e presidentit të Kosovës.

Ai po ashtu kërkon që të zgjidhet kjo çështje para se të shkohet në zgjedhje.

“Hajde ta zgjedhim presidentin, pastaj shkojmë në zgjedhje”, tha ai në Pressing të T7 duke kërkuar unitet të spektrit politik.

“Kemi katër muaj që të zgjidhim këtë punën e presidentit dhe dalim nga kjo situatë”, shtoi ai.