Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka njoftuar se mbrëmë e kanë dërguar një ekip mjekësor për ta kontrolluar ish-policin serb, Dejan Pantiq, i cili u arrestua si i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës në veri.

Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se ky është kontrolli i dytë mjekësor që i është bërë Pantiqit.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P. i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z. D.P. kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it. I pari u krye një javë më parë”, shkroi shefi i EULEX-it në Twitter.