Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, ka thënë se shteti i Serbisë do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten, Mojsiloviq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta për të mbrojtur popullsinë serbe në veri të Kosovës, raporton Danas.
“Kërkojmë që të merren masa urgjente për mbrojtjen e popullatës serbe. Ushtria serbe i përmbush të gjitha obligimet ligjore nga Rezoluta 1244. Është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta”, ka thënë Mojsiloviq, duke komentuar marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së sotme.
Mojsiloviq ka deklaruar se e ka informuar edhe komandantin e KFOR-it për situatën dhe i ka kërkuar atij që të merren masa për të mbrojtur serbët në Kosovës, pasi siç thotë ai, “Kurti është bërë i padurueshëm”.