Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e rrugës është shembur nga data 31 dhjetor 2020, raporton Express.
Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, dhe si pasojë e reshjeve kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet.
E që nga ajo kohë ende nuk është marrë ndonjë veprim nga Ministria për rregullimin e asfaltit në këtë pjesë të autostradës.