Komuna e Podujevës vazhdon të ballafaqohet me rrugë e trotuare të dëmtuara, ndërsa në shumë pjesë edhe kanë filluar punimet, shkruan Llapi.info
Mirëpo, në disa vende punimet, sipas banorëve, duket se nuk janë bërë siç duhet. Ato kanë filluar të prishen vetëm pas një muaji. E fat të tillë ka fshati Peran i kësaj Komune.
Sipas banorëve të asaj të cilët edhe kanë dërguar fotografi, trotuari i shtruar para një muaji në rrugën “Ismet Beqiri”, ka filluar të shembet. Megjithatë, kësaj i kanë ndihmuar edhe peshat e rënda të automjeteve të cilat po parkohen nëpër trotuare.
Ndryshe, çarja e trotuareve vetëm pak kohë pas përurimit e ka përcjellë Podujevën edhe kohë më parë./Llapi.info