Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Veternik të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.
Viktima që ka humbur jetën nga rrëshqitja e dheut është Fatlum Haradini – 40 vjeçar.
Pas incidentit, i lënduari është dërguar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me këtë rast, Policia ka dhënë detaje se është arrestuar një person, me ç’rast pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE- Rr. Gjilani, Prishtinë / 05.04.2025 – 12:00. Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.