Në rrugën Zhiti – Murgëll ka tre ditë që janë shembur gurët dhe askush nuk u ka dalë në ndihmë banorëve.
Sh.S. një banor nga fshati Murgëll, në adresë të portalit informative “Llapi.info” ka dërguar disa foto për të pasqyruar gjendjen e shembjes së gurëve. Ai ka treguar se shembja e gurëve ka ndodhur tre ditë më heret.
Rruga ështe e kalueshme, mirëpo, shumë e rrezikshme për banorët.
Ai ka thënë se kemi njoftuar komunën dhe policinë, por, nuk ka ardhur askush deri më tani.
Sipas tij, kjo shembje e gurëve në këtë rrugë ka ndodhur për herë të parë. /llapi.info