Qëndrim Berisha, infermieri i ri kosovar, po tregon një shembull të duhur të punës në të mirën e vendit.

Ai ka vendosur që në muajin e Ramazanit të bëjë kontrolla falas për familjet në nevojë, posaqërisht për fëmijët dhe të moshuarit, përcjell Jepi zë.

Iniciativës së tij i është bashkangjitur edhe miku i tij Vivianit Fejza, i cili u shpreh se këtë e kanë bërë me shumë vullnet.

“Me shume vullnet i jam bashkuar iniciatives se tij per te shperndare edhe barna falas aty ku ka nevoje, duke pare se ka shume familje qe nuk kane mundesi financiare per te blere barnat qe iu nevojiten.
Shpresoj qe ky shembull i Qendrimit te motivoj shume te rinj per te bere pune ne te miren e komunitetit” ka shkruar Vivianit Fejza në Facebook.