Të rralla janë rastet kur të rinjtë lënë punën dhe jetën e tyre në vendet perëndimore për t’u kthyer në vendlindje.

Përkundër jetesës së mirë që e kishte në Austri, Bunjamin Bytyqi, vendosi ta lë punën dhe gjithçka që kishte atje për t’u kthyer në Kosovë.

Ai ka nisur punën si polic i Kosovës dhe duket se nuk është pishman aspak për vendimin e tij.

Fotografi të shumta të veshura në uniformën policore, Bytyqi i shpërndan në rrjetin social “Facebook”.

Ky veprim i të riut kosovar kishte marrur reagime pozitive nëpër rrjete sociale.

/Llapi.info/