Në kuadër të ditës ndërkombetare të zemrës edhe në Podujevë u shënua kjo ditë ku doktorë nga QKMF në Podujevë përmes një aksioni simbolik në sheshin e qytetit bënë matjen e tensionit për qytetarët, raporton Llapi.info
Shaip Aliu, doktor në QKMF për Llapi.info tha se përmes një aksioni simbolik, sot për rreth një orë është bërë matja e tensionit të gjakut në sheshin e Podujevës për personat e interesuar.
“Sot kemi dalur këtu në sheshin e qytetit për të bërë festimin e ditës botërore të zemrës. Kjo ditë festohet në mbarë botën andaj edhe ne kemi parë të arsyeshme që qytetarëve tanë në mënyrë simbolike brenda një ore aq sa do të kemi mundësi të u masim tensionin dhe tu japim këshilla se si të ushqehen si ta ruajnë shëndetin dhe se si të bëhet matja e gjakut dhe cfarë duhet në rast se tensioni apo ku duhet drejtohen.”, tha ai.
Aliu tha se shkaktari kryesor që ndikon më së shumti në ngritjen e tensionit është ushqimi jo i shëndetshëm.
“Shkaktarët që ndikojnë më së shumti në tension janë një ushqim jo i shënetshëm do të thotë njerëzit duhet të largohen nga të ushqyerit nga yndyrnat, sheqernat, të kenë aktivitete fizike si dhe kripës duhet ti largohen sepse është një element që ngritë tensionin. Duhet të kenë kujdes.”, tregoi ai.
Më tej ai ka sugjeruar se ata qe vërejnë dhmbje të kokës apo marrje të mendevë të drejtohen menjëherë në QKMF që të marrin trajtimin e duhur mjekëosorë.
“Në rast se pacientët vërejnë ndonjë ndryshim sic është dhimja e kokës apo marrja e mendëve duhet të drejtohen fillimisht në QKMF apo në qendrën më të afërt qoftë në fshat apo qytet, drejtohen tek mjeku i vet familjar, ne pastaj bëjmë matjen e tensionit pastaj bëjmë hapat tjerë që duhet merrë në kuadër të kësaj sëmundje.”, tha ai.