Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 82-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektivë, transmeton Llapi.info.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2”.
“Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive. Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftim./Llapi.info