Mensur Safqiu është liruar prej prej policisë së Kosovës pas arrestimit gjatë mëngjesit të sotëm.

Aktori ishte shoqëruar për në polici nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që u kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturë.

Pas lirimit, Mensur Safqiu është kontaktuar nga lajmi.net, ka treguar se ishte një mosmarrëveshje mes dy shoferëve dhe se për këtë është dashur intervenimi i policisë.

“Ka qenë rruga njëkahëshe edhe në mes të shoferëve ka qenë, jo lëshoma, jo s’po ta lëshoj edhe ka intervenuar policia domethënë që s’është lëshuar rruga edhe pak për mosbindje të policisë, unë duke menduar që kam të drejtë, kaq”, ka pohuar “axha Shneq”.

E kontaktuar nga Telegrafi, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti duke konfirmuar ngjarjen, ka pohuar se aktorit shqiptar i është shqiptuar një gjobë.

“Atij i janë shqiptuar dy fletëparaqitje, për njëra për vozitje në rrugë njëkahore dhe tjetra për mosbindje ndaj policisë. Personi me inicialiet M.S, është ndalur nga policia në orët e mëngjesit ngase ka shpërfill urdhrat e policit. Sipas saj, personit i është shqiptuar një gjobë për kundërvatje të trafikut si dhe pak minuta më parë është liruar me urdhër të prokurorit”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Me këtë rast, atij i është konfiskuar vetura pasi në të ishin gjetur disa lëndë të dyshuara të lëngshme, të cilat janë dërguar në laborator për analiza.

Mensur Safqiu është njëri ndër tre aktorët kryesorë të grupit të njohur të humoristëve kosovarë “Stupcat”.