Greva njëorëshe e shërbyesve civilë ka filluar edhe në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Gjatë kësaj kohe, qytetarët nuk po mundin t’i marrin shërbimet për shkak të grevës, e kjo ka irrituar ata të cilët për Llapi.info ku edhe kanë dërguar fotografi kanë thënë se duhet të kthehen pa i kryer shërbimet.
Ndryshe, kërkesat e sindikatave të shërbimit civilë janë nivelizimi i pagave dhe njohjen e përvojës së punës së viteve 1990-99.
“Pas një analize të gjithë anshme të situatës së krijuar, mosvullnetit politik të bartësve të institucioneve që tu përgjigjen dy kërkesave themelore të Shërbysve Civil të Kosovës, përkundër vullnetit dhe dëshirës së tyre nxorën një vendim për aplikimin e masës me të lehtë sindikale, grevë paralajmëruese një orëshë brenda sektorit të punës duke filluar nga”, thuhet në njoftimin e sindikatave të shërbimit civil./Llapi.info