Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se tryezat e kishin qëllimin që së paku të arrinin të shtensionojnë marrëdhëniet e që në fakt, sipas tij, tryeza e sotme ka synimin të tensionojë dhe ta kthejë rrotën mbrapa.
“Pse të mos flasim edhe për zgjedhje por ideja është që të flasim në mënyrë konstruktive, ku të gjitha palët janë për me diskutu si të shkohet më tej por që tash tryeza mori kahjen e manifesteve, partitë parlamentare ftohen për të biseduar në zgjedhje vetëm në një rast z. Kurti, kur opozita e ka bë shumicën për ta rrëzuar dhe ia bën një ofertë gjeneroze pozitës për një periudhë që të mos e rrëzojë, pra i thotë pozitës nuk po të rrëzoj por po ta kërkojë një datë të përbashkët se kur të shkojmë në zgjedhje, pra kjo është logjika, unë mund të të rrëzoj kur të dua por që ka interesa nacionale ose të tjera”, tha Sherifi në tryezën e VV-së.
Sherifit shoi se ardhja e mazhorancës për të shkuar në Tryezë dhe të diskutojë për zgjedhje është gjenerozitet.
Ai tha se kjo është hera e fundit që marrin pjesë në temën për zgjedhje sepse mendon që kurdo që opozita i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë prapë do shkojnë me idenë që ta zgjasin pak dhe të zgjedhin që të shkohet në zgjedhje pas tre muajsh apo 6 muajsh.