Edhe 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë shëruar në Kosovë, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet në komunikate Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, ka konfirmuar IKSHPK-ja.
Ndërkohë, sot janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, derisa numri të prekurve me këtë virus ka arritur në 250./Llapi.info