Një lajm i mirë sot ka ardhur nga Istogu.
Pacienti 80 vjeçar nga fshati Sudenicë është shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe është liruar në shtëpi.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Istog Mujë Osmanaj përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se familjarët dhe taksisti që janë infektuar nga 80 vjeçari janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Lajm i mirë per qytetarët e Istogut sot është shërimi dhe lirimi në shtëpi i pacientit B.B. me dg. Covid-19 nga Sudenica! Pesë personat Covid + janë në gjendje stabile në shtëpi dhe nën perkujdesje mjekësore ditore…! U përgëzoj të gjithë juve që po i perfillni udhëzimet! Bashkëiadalim#”, ka shkruar Osmanaj.