Komuna e Podujevës ka publikuar një thirrje për shprehje interesi, aplikim për të interesuarit për marrjën në shfrytëzim të hapësirave publike në komunën e Podujevës, me datë 03.04.2018. Në shikim të parë gjithçka duket në rregull në këtë shpallje dhe brenda rregullativës ligjore por, duke parë si është trajtuar vitin e kaluar hapësira publike, na bënë të besojmë se e njejta do të ndodhë edhe këtë vit.
Vitin e kaluar sheshi i vetëm i qytetit të Podujevës, u uzurpua për qellime biznesi duke u hapur “Restauran” dhe duke e bërë sheshin e qytetit me para për secilin që donte të pushonte pak!!! E njejta rregullore dhe e njejta procedurë ishte zhvilluar edhe vitin e kaluar.
Edhe pse thirrja specifikon se vetëm hapësirat para lokaleve mund të japen me qira, në një paragraf tjetër thotë se: Citoj- “Dhe të gjithë të intersuarit tjerë për shfrytëzim të përkohshëm të hapësirave publike në qytet”, vitin që shkoj e shfrytëzuan këtë arsyetim dhe na lan pa shesh tërë verën.
Duke qenë se tek ne kemi një qytetari pasive e tëra kaloi me një reagim nga ne si anëtarë të shoqërisë civile por, mungoi reagimi qytetarë sidomos atyre që jetojnë në qytet dhe që më së shumti iu takon.
Këtë vit, duam të ju bëjmë me dije se nuk duhet të ndodh situatë e njejtë, duhet të reagohet me kohë dhe të mos lejohet që hapësira për shfrytëzim publik, të shfrytëzohet për biznes privat dhe në këtë qështje duhet të jemi bashkë dhe të vendosur.
Pushteti komunal nuk duhet të marrë guximin të tallet me qytetarin llapjan, ngase është zgjedhur me vota për ti shërbyer qytetarëve dhe jo të dëmtoj ata.
Ne duhet ta monitorojmë gjatë gjithë kohës këtë process dhe të reagojmë me kohë në mënyrë që të parandalojmë një shkelje të radhës.
Shemsi Jashari
Drejtor Ekzekutiv
Demokracia Fillon Këtu