Banorët e fshatit Halabak të Komunës së Podujevës, kanë hasur në një gjarpër të madh, mëngjesin e së dielës, shkruan Llapi.info.
Një banor i këtij fshati (emër i njohur për redaksinë), ka shpjeguar momentin kur pa në oborrin e tij, gjarpërin madhësia e së cilit ishte e frikshme.
Ai thotë se kishin arritur ta neutralizojnë, ani pse frika se mund të ketë edhe të tjerë vazhdon.
Ky banor shpjegon se ky kishte qenë rasti i parë në 50 vitet e fundit, që sheh gjarpër të kësaj madhësie.