Moti me reshje po vazhdon të mbizotërojë edhe në qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Përderisa mbrëmjen e së premtes era dhe shiu shkaktuan dëme në qytet, sot breshëri i madh i përcjellë edhe me shi ka përfshirë një pjesë të fshatrave.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet moti i ligë që ka përfshirë edhe Pakashticën.

Ndërkaq, sipas parashikimit të motit kjo fundjavë do të karakterizohet me reshje, ndërsa java tjetrë sjell një valë të të nxehtit afrikan./Llapi.info