Shi i madh i përcjellë edhe me breshër ka rënë para pak minutash në Podujevë, njofton Llapi.info
Shiu i cili zgjati vetëm pak minuta ka bërë që Podujeva të ‘vërshohet’ nga uji.
Nga punimet të cilat janë duke bërë në qytet edhe lloçi i shumtë ka pushtuar rrugën “Zahir Pajaziti”.
Ndryshe, IHMK ka njoftuar se mot me reshje të shiut do të mbizotërojë edhe sot në Kosovë./Llapi.info