Dje në lindje dhe verilindje të Podujevës ka pasur zhvillim enorm të vranësirave të cilat si pasojë e uljes së presionit atmosferik dhe ndryshimit të fushave termike janë krijuar kushte që në këtë pjesë të ketë erëra të fuqishme të cilat janë shoqëruar me reshje breshëri dhe shiu të intensitetit të lartë, njofton IHK.

Këto reshje kanë përfshirë një pjesë të qytetit të Podujevës dhe fshatrat Merdar, Shtedin , Ballovc, Lladovc, Sveçel dhe Shajkovc.

Reshjet e breshrit janë shoqëruar me erëra të fuqishme dhe shkarkime rrufesh. Kohëzgjatja e këtyre reshjeve ishte nga 15-20 min.