Prishtina sonte është përfshirë nga të reshura shiu të rrëmbyeshëm.
Shiu i madh që po vazhdon të bie, ka bërë që rrugët të mbushen përplot me ujë.
Ndërkohë, një ditë më parë Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se nga e hëna deri të enjten vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme ajrore, duke krijuar kushte për mot jostabil të shoqëruara me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër, raporton arbresh.info.
Sipas IHK-së, ky sistem frontal me erëra dhe shkarkime rrufesh, parashihet të godas pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ndryshueshëm, por që stuhitë parashihen në zona më të kufizuara, kryesisht në verilindje të vendit, të cilat mund të thithin sasi të konsiderueshme të reshjeve, gjë që këto zona rrezikohen nga vërshimet e shpejta.