Reshjet e shiut të përcjella edhe me erë të fuqishme ka përfshirë Podujevën këtë pasdite, raporton Llapi.info.

Si pasojë e motit të ligë, janë shkaktuar dëme në disa lokacione të qytetit, teksa probleme ka edhe me energji elektrike.

Në qendër të qytetit pemët janë rrëzuar, derisa kanë intervenuar edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të Policisë.

Ndërkaq, shiu ka bërë që të vështirësohet edhe qarkullimi nëpër rrugët e qendrës së qytetit./Llapi.info