Shiu i rrëmbyeshëm herë pas herë i përcjellë edhe erëra ka shkaktuar telashe në komuna të shumta të Kosovës, njofton Llapi.info.

Përveç rrugëve ku komunikacioni po zhvillohet me vështirësi, shiu dhe era kanë dëmtuar edhe pemë, teksa dëme ka edhe në rrjetin energjetik.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen degë të shumta të pemëve që janë thyer kështu duke zënë hapësirën në parkun e qytetit të Podujevës.

Ndërkaq, sipas meteorologëve, mot i ngjashëm parashihet të jetë deri në fund të javës./Llapi.info