Në Gllamnik të Podujevës në një fermë që kishte 8 mijë zogj si pasojë e reshjeve të djeshme, kanë mbijetuar vetëm 4 mijë prej tyre.

Pronari Mehdi Syla, bashkë me familjarët, është munduar t’i shpëtojë zogjtë por thotë për televizionin publik se “kanë qenë në pyetje vetëm 5 minuta”.

Kjo ka ndodhur si pasojë e reshjeve të shiut.

“Tamam nisa me u ngjallë pak m’u paraqit ky dëm i cili është shumë i madh për mua”, thotë ai.