Screenshot

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Në njoftim thuhet se i dyshuari tek rrethrrotullimi që të dërgon në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhëtarët e tij.

“Me datën 17.12.2024 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata se personi G.B ( M/K) i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Ai dyshohet se me datën 08.12.2024, tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhëtarët e tij”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidentit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar. I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira”, thuhet në njoftim

Ndërkaq, i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.