Në fshatin Gushtericë të Graçanicës mbrëmë rreh orës 21:00 është vetëaksidentuar një veturë.
Nga përplasja e veturës lëndime kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer që ka qenë duke udhëtuar me të, njofton policia.
“Të njëjtit fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Graçanicë dhe pastaj në Qendrën Emergjente në Prishtinë për tretman mjekësor, por pas disa ekzaminimeve mjekësore kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Sipas mjekëve, gjendja e tyre ka qenë stabile. Dyshohet se edhe të dhënat personale nuk kanë qenë të sakta”.
Vetura e aksidentuar njoftohet se është konfiskuar dhe se rasti është duke u hetuar.