Çatia e një objekti të qumështores është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme material në vlerë prej 3000 euro.
Sipas policisë, për këtë rast që ka ndodhur në Fushë Kosovë, dyshohet të ketë ardhur nga rryma.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dyshohet qe pas një kontakti me rrymën, nga zjarri është përfshirë çatia e objektit të qumështores. Përveç dëmeve materiale, vlerat e të cilit sillet rreth 3000€ nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim.