Ministria e Punëve të Jashtme në dakordim me Presidencën e Kosovës ka shkarkuar 13 ambasadorë. Tashmë dekretet për shkarkimet e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë janë nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh nga burimet e saja se Ministrja Donika Gërvalla ka inicuar shkarkimin e 13 ambasadorëve të Kosovës.
“Janë 13 ambasadorë që janë shkarku me kërkesën e Ministres Gërvalla. I ka nënshkruar dekretet Presidentja Osmani”, i tha ky burim për Reporteri.net.
Tashmë është bërë publike që Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.