Ahmet Ahmeti është shkarkuar nga pozita e shefit të inspektoratit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Ahmeti, i cili mbante këtë pozitë që disa javë, është liruar sot nga kjo detyrë.
Vendimin për emërimin në këtë pozitë dhe në atë si zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në komunë – ishte marrë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia.
“Ahmeti Ahmeti ka qnë u.d., i shefit të inspeksionit dhe është liruar nga kjo detyrë, përderisa është kthyer në pozitën paraprake që ka kryer si koordinator i zyrës për të drejtat e njeriut”, ka thënë Zhitia.
Emërimin e Ahmetit në këto dikastere e kundërshtonin fuqishëm anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Llap.
Kjo, pasi pikërisht LVV-ja në vitin 2018, kishin dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kallëzim penal ndaj Agim Veliut për rastin e zyrtarit Ahmet Ahmetit, i cili në atë kohë mbante pozitën e shefit të personelit në Komunën e Podujevës./Llapi.info