Agron Gërguri është shkarkuar nga pozita e drejtorit të teatrit të qytetit të Podujevës “Avdush Hasani”, raporton Llapi.info.
Shkarkimi i tij është bërë dje në një mbledhje të mbajtur nga Këshilli Drejtues i Teatrit, i cili përbëhet nga pesë anëtarë.
Gërguri këtë vendim e ka quajtur të gabueshëm.
“Ju informoj se Më dt. 30.06.2022 me një vendim të Këshillit Drejtues. Jam shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit “Avdush Hasani”. E ndjej thellë në veten time ashtu siç më dëfton puna ime gjatë viteve për artin teatror e në veçanti për themelimin e institucionit Teatri “Avdush Hasani” se ky është një vendim i gabuar. Duke qenë i bindur se Arti dhe institucionet e kulturës kanë një matës tjetër, uroj që në të ardhmen me ligje të reja do të përfillet natyra e punës artistike duke e nxjerr artin dhe institucionin e Teatrit nga kthetrat e burokracisë administrative që më në fund artisti të vlerësohet për atë çka është e çka përfaqëson”, thotë Gërguri.
Llapi.info ka mësuar se në pozitën e Gërgurit pritet të emërohet një ish-drejtoreshë e Komunës së Podujevës (emër i njohur për redaksinë). Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info