Nga shkatërrimi i qelizave kancerogjene tek shëndeti i zemrës, 5 arsye përse duhet të hani sa më shumë qepë të kuqe.

Sido që t’i konsumoni, të gatuara apo jo, nga qepët organizmi ka shumë për të përfituar. Nëse deri më tani u keni bërë naze, për shkak të aromës karakteristike (kjo nga nivelet e squfurit) kur të lexoni se sa e ushqyeshme është kjo perime , problemin e mësipërm as do e merrni më në konsideratë, shkuran “Living”.

Komponimet e squfurit në qepë formohen përmes një reaksioni enzimatik sa herë që shtypen ose priten. Sipas studimeve, këto komponime të squfurit vijnë me shumë përfitime shëndetësore, por e mira është që qepët të konsumohen të pagatuara për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese, transmeton lajmi.net.

Këto të fundit ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut, duke ulur kështu rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu, këto komponime mund të zvogëlojnë prodhimin e kolesterolit jo të shëndetshëm në trupin tuaj.

  1. Veti anti-inflamatore

Sipas një studim të vitit 2013 në American Journal of Physiology, quercetin një enzimë efektive anti-inflamator, është vërtetuar se relakson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të lehtësojë simptomat e astmës.

  1. Nxit sistemin imunitar

“Polifenolet e pranishme në qepë veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur kështu trupin tuaj kundër radikalëve të lirë,” sipas Anne Mauney, një dietologe me qendër në Uashington, D. C. Eleminimi i radikalëve të lirë mund të ndihmojë në rritjen e një sistemi të fortë imunitar.

Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, quercetina e pranishme në qepë gjithashtu zvogëlon reaksionet alergjike duke ndaluar trupin tuaj të prodhojë histamina, ato që ju bëjnë të qani, teshtitni dhe kruheni nëse keni një reaksion alergjik.

  1. Përbërës kundës qelizave të këqija

Nga të gjitha llojet e ndryshme të qepëve, të kuqet janë më efektivët në luftimin e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit.

Shtresat e jashtme të qepëve të kuqe përmbajnë kuercetin, i cili është një antioksidant që lufton radikalet e lira të dëmshme në trupin tuaj. Gjithashtu, qepët e kuqe janë të pasura me anthocyanin. Këto 2 komponime mund të bëjnë që qelizat kanceroze të vetëshkatërrohen.

Rritja e niveleve të quercetinës dhe anthocyanin tuaj mund të ndihmojë në pengimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trupin tuaj.

Gjithashtu, qepët e ‘gjalla’ të kuqe mund të ndihmojnë në minimizimin e rrezikut të kancerit duke eleminuar kancerogjenët nga mëlçia juaj, duke neutralizuar radikalet e lira, duke penguar inflamacionin dhe duke riparuar dëmtimin e AND-së dhe indeve.