Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në vendin e punës duket se nuk vlen për disa nga zyrtarët komunal në Podujevë. Ata ndezin cigaren pa asnjë problem gjatë orarit të punës.
Një gjest i tillë është parë edhe tek zyrtari komunal, i cili punon në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve në Komunën e Podujevës, qendër kjo e cila gjendet në hyrjen numër dy të objektit të komunës dhe e cila ofron shërbime për banorët e disa fshatrave të caktuara.
Në redaksinë e portalit Llapi.info një lexues ka dërguar videon teksa shihet se zyrtari në fjalë ka ndezur cigaren në vendin e punës, duke shkelur kështu nenin 11, pikën 1.1 dhe 1.2 të ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit, i cili specifikon ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirë publike dhe hapësirë të punës./Llapi.info