Foto ilustrim

Dy persona janë goditur nga një veturë, ndërsa po ecnin në zebra, në rajonin e Mitrovicës. Informacionet e para bëjnë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, megjithatë nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Por, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar për ‘Jepi zë’ se të lënduarit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse personat e goditur nga makina janë duke marrë tretman mjekësor.

Tutje, ‘Jepi zë’ ka njoftuar se policia ka arrestuar ngasësin e makinës.