Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Podujevë, sot ka mbajtur tubimin e radhës me kandidatët e saj për deputetë në shkollën “Aleksandër Xhuvani”, njofton Llapi.info.
Për ta shpalosur programin e saj, në këtë tubim kanë marrë pjesë kandidatët për deputetë të kësaj partie.
Mirëpo, ky tubim i mbajtur me punëtorët e arsimit në Komunën e Podujevës bie ndesh me kodin ligjor të zgjedhjeve.
“Subjektet politike nuk mund të shfrytëzojnë nëpunësit civil që përdorin pozitën, burimet, ose personelin për fushatë gjatë zgjedhjeve”.
Madje, siç mëson Llapi.info ku edhe ka siguruar pamje nga ky tubim, mësimdhënësit kanë qenë të detyruar për të marrë pjesë në këtë tubim.
Kjo nuk është hera e parë që ky subjekt politik bënë këso shkelje të fushatës zgjedhore. Ndërkohë, për pesë ditë fushate, PZAP ka shqiptuar mbi 58 mijë euro gjoba për disa nga partitë politike, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është dënuar më 14.100 euro./Llapi.info