Një i moshuar është goditur nga një veturë përballë objektit të Gjykatës në Podujevë, raporton Llapi.info.
Burime të Llapi.info, kanë treguar se i moshuari është goditur në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato mjekësore.
Llapi.info është në pritje të detajeve shtesë nga Policia e Kosovës.
/llapi.info