Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sonte në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje në fshatin Shakovicë të Podujevës. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë, pak më parë nga një vetë-aksident në fshatin Batllavë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Duhet theksuar se vetëm dje në Kosovë, sipas statistikave ditore të PK-së, kanë ndodhur 41 aksidente, prej tyre 19 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info